HomePolitikë

Kryeministri Rama flet për negociatat

Edi-Rama

Kreu i ekzekutivit Edi Rama, në një intervistë këtë mbrëmje në News 24, në “Real Story” me gazetari Sokol Balla, ka folur sërish për mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE.

I pyetur për deklaratën e tij se një grup i strukturuar  kërkoi pengimin e procesit të integrimit, Rama është shprehur se i ka përmendur gjithmonë se cilët janë, ndërsa shtoi se tashmë kërkon të përqendrohet vetëm tek çështjet me interes për shqiptarët.

“Kam folur çdo ditë se kush ishin dhe nuk dua të merrem fare me këta, unë dua që kohën time ta vë në funksion për njerëzit dhe të flasim për gjera që njerëzve u interesoje

Kemi kapërcyer një pengese të madhe të ngritur artificialisht nga ai grup i strukturuar, përmes disiformimin  dhe ushqimit të një klase politike gjermane me atë çka ndodhi  në këto 6 muaj. Bundestagu ka thënë “PO”, kjo është themelore dhe kjo do të ishte më e lehtë nëse në ato 6 muaj do të kishim luftuar bashkë për çeljen e negociatave.

Kancelaria e Gjermanisë ka kërkuara copë: Duam ti japim “PO” Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu thotë se miratimi i reformës zgjedhore është urgjencë që kërkohet nga Bundestagu gjerman si kusht për hapjen e negociatave.

Ai tha se do të miratohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Edi Rama: Ne kemi opozitë në Parlament. Ajo jashtë nuk është e jona. Reforma zgjedhore në Shqipëri janë bërë mbi bazën e nevojës me 84 vota. Pa ato vota nuk ka qenë e mundur. Nuk jemi në kushte normale jo për shkak të opozitës. Jemi në kushte emergjence të kërkesave të shtuara të Bundestagut për të çelur zyrtarisht procesin për t’u ulur në tavolinë me Bashkimin Evropian.

Sokol Balla: Bundestagu kërkon edhe dënimin e atyre që janë përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve

Edi Rama: Ajo është tjetër. Ne flasim për fillimin e procesit. Nuk është kjo. Kjo është për hapjen zyrtare të negociatave. Ne do të marrim rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne duam votën e emigrantëve, por nuk duam ta fusim në këtë moment por në një moment të dytë edhe me opozitën nëse ata do të vijnë andej nga kanë humbur.

Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë do të ngrihen.

Kryeministri Rama thotë se përballë ka sfida dhe shqiptarët, ndërsa drejtuesit e opozitës i kishte pas.

Rama u shpreh se çdo ditë merret me rreth 200 shqiptarë.

“Unë nuk jam i dënuar t’i kem përballë, pasi i kam mbrapa. Unë përballë kam sfidat. Kam 200 shqiptarë në ditë që përpiqem t’u japë zgjidhje. Dhe në fund të ditës, kam një ngushëllim të madh sepse them sot kam arritur të asistoj X njerëz. Ka disa profesorë që thonë pse kryeministri duhet të merret me këto. Unë merrem me të gjitha. Jemi një shpi e vogël dhe fatmirësisht jam i gjatë dhe i fortë. Këtu më të mirë se unë nuk ka dhe do punoj çdo ditë do të bëhem edhe më i mirë”, u shpreh ai.


TË NGJASHME