HomePolitikë

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për mjekët e infermierët

Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin e mirë se po planifikohet rritje pagash për mjekët e infermierët në të gjithë Shqipërinë.

“Ajo që doja t’ua thosha është po përgatitemi për një rritje masive në aspektin cilësor e të shtrirjes së pagave. Duam të realizojmë një rritje pagash shumë të konsiderueshme, jo thjesht 5 apo 7 % që është edhe ajo rritje është por mund të konsiderohet për sektorë të tjerë.

Po bëjmë kalkulimet, po duam që në aspektin e pagës përtej bonusit që ju në vijën e parë që do i merrni deri në fund, po flasim për gjithë mjekët dhe infermierët në gjithë Shqipërinë të jemi në mesataren e lartë të rajonit,
jo një rritje që do parashikohet sot për shumë larg në kohë, por që ta fusim në buxhetin e ri e ta bëjmë fakt që në nisje të vitit të ardhshëm”, tha Rama.

Deklarata e Ramës u bë në spitalin Infektiv në një takim me mjekët dhe infermierët në vijën e parë të betejës me COVID-19.


TË NGJASHME