HomePolitikë

Kryeministri Rama padit aktivisten e shoqërisë civile, reagon aktivistja

Aktivistja e shoqërisë civile, Sevim Arbana ka deklaruar disa kohë më parë në emisionin “A show të gazetarit” Adi Krasta se kryeministri Edi Rama ka pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, e për këtë deklaratë, kryeministri e ka paditur.

Sevim Arbana ka thënë në emison se ka parë se si kryeministri Rama ka ushtruar dhunë ndaj ministres së tij në një aktivitet në një prej hoteleve të Tiranës. Mësohet se në padinë e tij kryeministri kërkon 10 milionë lekë dëmshpërblim për shpifje.

Deklarata e Sevim Arbanes ne emision:

‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua”,- tha Arbana gjatë diskutimit.

Moderatori Krasta këmbënguli dhe e pyet: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?

Arbana: Jo, live

Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest

Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj dhe tëk…tek Sheratoni ka qënë, qershor 2013

Krasta: E mblodhi ajo zonja mendjen?

Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve

Sevim Arbana, aktiviste e të drejtave të njeriut, reagoi në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24, lidhur me padinë e ngritur ne adresë të saj nga kryeministri Edi Rama.

Arbana e konsideroi të shëmtuar dhe revoltues, padinë që kreu i qeverisë ka ngritur ndaj saj, ndërsa tha se seanca e parë e gjyqit do të mbahet më 6 nëntor.

“Do të mbyllë gojën dhe ka natyrën e tij, do të imponojë me forcën e pushtetit, dhe arrin dhe bën edhe gafa. Ky kryeministër që guxon të kërkojë dhe para, duhet të vërtetojë dëmin  material, shëndetësor dhe në roli si kryeministër i kam shkaktuar unë. Është shumë e lehtë dhe shikohet sa lekë kam unë, le ti marrë le ti gjejë, ajo mendon se të gjithë njerëzit kanë stiva parash siç ka ai. Ky është një akt i shëmtuar. Eksiton një ligj ndërkombëtare lejohet të shahet në një farë kuptimi, kjo s’do të thotë ta hedhë të gjithë popullin në gjyq. Është ai që më ka shkaktuar mua një dëm në shëndet dhe shqetësimet në familje.

Organizmat ndërkombëtarë më kanë sugjeruar që të bëj unë kundër padi, ende skam fol me avokatin për këtë, por do të diskutoj”, u shpreh ajo.


TË NGJASHME