HomePolitikë

Kryeministri Rama prezanton fondin “Shqipëri Solidare” në bashkëpunim me biznesmenët e mëdhenj

rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë mbrëmje fondin “Shqipëri Solidare”, në bashkëpunim me rreth 200 biznesmenë të njohur e të suksesshëm në vend.

Gjatë prezantimit të kësaj nisme, Rama ka treguar se ky bashkëpunim mes qeverisë dhe bizneseve të mëdha, do t’ju japë dorën të gjithë atyre që kanë nevojë dhe ndodhen në një gjendje të keqe ekonomike, apo në kushte ekstreme varfërie.

Në mbyllje të fjalimit të tij, Rama u shpreh: Gëzuar të gjithëve… se nuk kemi taksë të re.

Ndjesia ndaj biznesit të madh, kompanive të mëdha, atyre që bëjnë më shumë dhe fitojnë më shumë, rrezikon të kthehet në një egërsi shoqërore për të gjitha motivet e gabuara. Do më duhej e pamundur që cilido nga ju të mos ishte i gatshëm që të mos bashkohej për të bërë të funksionojë këtë mekanizëm vullnetarisht të miratuar së bashku.

Krijimit të një fondi të Shqipërisë solidare për të adresuar bashkë me ju nevoja dhe halle ne drejtim të atyre që janë më në nevoje e hall. Ideja bazë e këtij fondi nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit por mekanizëm bashkëpunimi, mes qeverisë dhe biznesit të madh, apo më saktë, qeverisë dhe sipërmarrësve të mëdhenj.

Ideja është që të biem dakord për vendosjen e një bazë të sipërme, secilit prej jush ti bjerë një barrë e barabartë për këtë mekanizëm solidariteti, 2% mbi dividendin, jo kompanisë, por dividendin tuaj.

Mekanizmi nuk do të kontrollohet nga qeveria por nga ju. Qeveria do të sjellë pranë jush nevojat, dhe bashkë me ju, si pjesëtarë të një bordi, që duke diskutuar si do të zgjidhet nga ju dhe si do të behet gjithë procesi, qoftë transparencën për ju dhe promovimit tuaj, të përcaktojë se cilat janë ato halle e nevoja të menjëhershme që duhen kthyer në projekt”, u shpreh Rama.

“Natyrisht që ambicia nuk është thjeshtë që të krijojmë një rreth të mbyllur, dhe të vendosim një kontribut proporcional të detyruar, por të krijojmë me biznesin e madh bërthamën e një lidershipi kombëtarë në emër të përgjegjësisë sociale dhe në funksion të Shqipërisë solidare.

Ky fond të kthehet në një adresë të hapur për donacione brenda apo jashtë vendit, nga bashkatdhetarë apo miq të këtij vendi, të cilët mund të mos jenë shqiptar, por investitorë në Shqipëri apo miq të Shqipërisë që i duan asaj të mirën dhe që janë të gatshëm të kontribuojnë.

Një fond që të kthehet në një lokomotive morale, mund të duhet si ndesh me mitin e oligarkut, të pastruesit të parave, të… të… të…, nuk po i sjelle më epitetet e krijuara që s’kanë lidhje me ju dhe që janë bërë për t’ju bërë juve të urryer, pa pasur parasysh se ju këtu jeni rreth 200 sipërmarrës, por këtu janë dhjetëra mijëra familje, qindra mijëra njerëz, që e kanë të lidhur ushqimin me ju… ushqimin”, theksoi ai më tej.

“Askush nuk e thotë që pa ju nuk ka ushqim, pa ju mbeten vetëm lumenjtë për të pirë ujë, pa ju nuk ka shtëpi të reja, e shumë e shumë gjera bazike.

Po nuk mjafton ta thotë, mund ta them unë, secili nga ju, nuk mjafton!

Ka ardhur koha kjo të thuhet me forcën e shembullt, të paraqitjes ballë për ballë me opinionin publik, që as ju njeh dhe nuk di më shumë sesa një çorbe emrash dhe një thes balte që derdhet çdo ditë mbi emra të caktuar, dhe të gjithë kategorinë tuaj

Nuk do ta merrja përsipër këtë ide nëse nuk do besoja që i ka ardhur koha, sepse për ju asnjë nga këto fjalë nuk tingëllon e huaj, thirrja për ndihmë nuk tingëllon absurde sepse ju e bëni. Dhe në të gjitha përpjekjet për t’ju gjendur pranë një të sëmuri, apo fëmijë me të gjitha 10 që mësojnë me çadër se s’kanë shtëpi, nuk e kam hasur nga ju një kundërshtim të vetëm. Por dhe shumë të tjera janë bërë jashtë vëmendjes sonë dhe unë i kam mësuar më pas.

Ngritja e një kulture të solidaritetit, dhënies së dorës kur tjetri është duke u rrëzuar, nuk është një proces që fillon sot, dhe as që përfundon thjeshtë duke hedhur këtë hap, është i gjatë, dhe mbi të gjitha proces edukimi në vazhdim.

Ajo që besoj se mungon dhe ajo që besoj se thellohet, edhe si rezultat i këtyre impenjimeve sociale, të gjitha kontributet vijën nga njerëz që kanë shumë më pak se ju. Arrihet deri në pikën që dilet në televizor dhe flitet në emër të lirisë, të pavarurve dhe bëhen ftesa për të djegur ndërmarrjet tuaja, për të djegur bankat.

Kjo do të ishte ndoshta jo e mirë kuptueshme nëse do të kishim të bënim me një realitet ku një grup njerëzish me para vendosin për shoqëritë, për çdo gjë që parlamenti miraton, por nuk ka gjë më larg të vërtetës se sa kjo. Se sa ideja që këtu një grup njerëzish e ka fushë me lule. Apo kush është biznesmen, apo biznes grua në këtë nivel, nuk ka probleme, por vetëm fitime. Këto janë për t’ju thënë të gjithëve se diçka e rëndësishme duhet të ndryshojë për të dyja palët.

Unë dëshiroj të nënvizoj edhe që nga një anë, shteti sado i përparuar të jetë nuk i shpëton dot kurtheve të administratës. Një kongresmen amerikan ka në zyrën e vet një staf sa kryeministria vetëm për ankesat e qytetarëve. Po për kë ankohen ata, për Zotin? Jo ankohen për probleme që ju shfaqen ën raport me shtetin. 96 mijë letra merrte në vit bashkia e Tiranës, ne arritëm t’i kthenim përgjigje çdo letre, por kur 96 mijë merrte bashkia, sa letra në vit merrte i gjithë shteti?

Duke kaluar në fazë të re dhe duke e bërë pa letër komunikimin, por me një klik, e kemi bërë tani të gatshme edhe për të gjithë ata që merren me biznes. Mjafton të përdorin platformën dhe menjëherë vihet në lëvizje qeveria. Fondi i solidaritetit i jep mundësi të gjithëve të jenë edhe llogari kërkues, por edhe kontribuues.”, tha kreu i ekzekutivit.


TË NGJASHME