HomePolitikë

Kryeministria u dëmtua nga tërmeti, Rama intervistë në sallën me suva të rënë

Godina e kryeministrisë pësoi disa dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa ka filluar puna për rikonstruktimin e saj.

Pavarësisht suvasë së rënë dhe disa sendeve të hedhura në tokë, kryeministri Rama po zhvillon një intervistë për “Klan Kosova”, në sallën e hartave.

Rama dha edhe një mesazh për qytetarët, ndërsa tha se fakti se godina ka plasaritje, nuk do të thotë që ajo nuk mund të meremetohet.

Kjo godinë që në vitet 80 ka pasur një raport të shkruar nga një grup i përzgjedhur konstruktorësh që kishte nevojë për ndërhyrje dhe ishte e rrezikshme. Ka jetuar me këtë rrezikshmëri që në vitin 2013, ku ne morëm masa dhe përforcuam katin e parë dhe sipas ekspertëve nëse nuk do të ishte shkatërruar, kjo godinë do të ishte shkatërruar. Përforcimet e bëra kanë qenë efektive. Ky është rasti për t’i treguar njerëzve që të mos shohin plasaritjet dhe të çarat e mureve se ato nuk duan të thonë gjithçka, nuk do të thotë se nuk mund të meremetohet. Këtu struktura është e qëndrueshme”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu rrëfen momentin se si u ndje kur shkoi në Durrës menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

ramama

Së pari dua ta rrëfej këtu që kur kam shkuar në Durrës, atë natë se ishte akoma në të gdhirë dhe pastaj kam parë pas pak orës përmasat e shkatërrimit kam qenë i tmerruar nga ndjenja e vetmisë dhe nga përmasa dukshëm përtej asaj që i shihja si mundësi për ta përballuar.

E para ka qenë përballja me vetminë duke u dërguar mesazh miqve të mi, kryeministri i Italisë, i Francës, i Greqisë dhe më janë përgjigjur. Dhe e dyta jam ulur me ekipin se deri ku mund të shkojmë ne. Kemi arritur ta përballojmë hemorragjinë e madhe që shkaktoi tërmeti në aspektin psikologjik për shkak se mijëra njerëz humbën shtëpitë brenda pak çastesh.

Unë kuptova që kjo krizë ishte sa në kuptimin e strehimit dhe aq edhe një krizë e thellë shpirtërore. Patëm një tërmet psikologjik si shoqëri me vendimin e KE-së dhe ishte një tërmet fizik që ngjante si mallkim që ky vend nuk ka të ardhme dhe duhet të largohesh një orë e më parë. Mbi të gjitha, njerëzit kishin nevojë për komunikim se nuk janë vetëm sikurse unë kisha nevojë të mos ndihesha vetëm”, theksoi Rama në një intervistë për KlanKosova.


TË NGJASHME