HomePolitikë

Kryeministrja Brnabiç kundër koalicionit VV-LDK/ Lista Serbe nuk e përkrah qeverinë e re

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, nuk e ka përkrahur aspak krijimin e qeverisë së re të Kosovës, me arritjen e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, Brnabiç tha se Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e qeverisë së re.

“Lista Serbe, e cila fitoi 10 nga 10 vendet e saj, ka vendosur të mos mbështesë formimin e kësaj Qeverie”, deklaroi ajo, ndërsa pretendon se serbët në Kosovë janë më të fortë se kurrë në të kaluarën.

Ajo tregoi se gjatë mbledhjes, ku mori pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriç, diskutuan për zbatimin e programit “Serbia 2025”.

“Me këtë projekt, ne kemi ndarë 150 milionë për projekte në Kosovë, për fuqizim ekonomik dhe cilësi më të mirë të jetës” , theksoi kryeministrja e Serbisë.


TË NGJASHME