HomeLajme

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda sërish nën ‘sitën’ e vettingut

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së për kryeprokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe ajo tashmë do të përballet dhe njëherë me vettingun. Trupa gjykuese që do të bëjë rivlerësimin e Prelës përbëhet nga Natasha Mulaj, Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo.



Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela.

Sot, në datën 02.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo.


TË NGJASHME