Botë Lajme Lajmi i Fundit

Kryeqyteti spanjoll dhe rrethinat pushtohen nga një stuhi e fuqishme breshëri

Madridi u godit nga një stuhi e fuqishme breshëri që shkaktoi përmbytje të shpejta në kryeqytet dhe zonën përreth.

Në Arganda del Rey, e vendosur 30 kilometra në jug të Madridit, njerëzit larguan grumbuj të mëdhenj breshëri.

“Stuhia e breshrit filloi dhe ishte tmerruese, tmerruese. [Përmbytja] ishte shumë e fuqishme dhe filloi të lëvizë poshtë dhe të hyjë në të gjitha dyqanet. Uji po vinte nga maja [e qytetit], ishte si një lumë,”tha një banor për Reuters.

Departamenti i zjarrit i Madridit tha në Twitter se pesë automjete dhe dy autobusë ishin bllokuar nga përmbytjet në autostradë dhe tha se ata po punonin për ta rikthyer qytetin në normalitet. Shiu shkaktoi mbyllje rrugësh dhe nënkalimesh

Shërbimet e urgjencës në Madrid thanë se ata kryen të paktën 150 ndërhyrje brenda natës.

Agjencia meteorologjike e Spanjës AEMET regjistroi më shumë se 9.300 goditje rrufe në gjashtë orë.

Komuna e goditur më së shumti nga stuhia ishte Arganda del Rey, e vendosur në juglindje të kryeqytetit, dhe ku breshri ra veçanërisht i fortë.

Qyteti është si një “zgavër” natyrore pasi ndodhet midis dy maleve gjë që kontribuoi në përmbytjen e shpejtë të tre rrugëve kryesore. Vërshimi ishte aq i fortë sa makinat e parkuara dhe orenditë në rrugë u zhdukën nga rryma.

Related posts

“Kush e mban në krik Encën”, Trejsi Sejdini ofendon Encën

Mila

Skënderbeu 10 vjet jashtë Europës, CAS merr vendimin final

Xhensila Gotanews

Europa League/ Me fat Chelsea, Arsenali e Napoli

Mila
Na Kontaktoni!