Kosovë Kronikë Lajme

Kryetari i Drenasit thirret për intervisti në Hagë

Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë.

Lladrovci, në një postim në Facebook, tha se “data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor, 2019”. Ai shprehet në postimin e tij se ndihet krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.

Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Related posts

LDK dhe Vetëvendosje, mocion kundër…

Klaudia gotanews

LG prezanton laptopin më të hollë në botë

Mila

Basha ka tre kërkesa për pjesëmarrjen në zgjedhje

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!