HomeLajmi i Fundit

Kryetari i grupit të PD: U shkel rregullorja, kërkojnë zvogëlimin e hapësirës se opozitës

Kryetari i grupit të PD, Alfred Rushaj gjatë një prononcimi për mediat ka hedhur një ákuzë për mazhorancën me në krye Lindita Nikollën, ku shprehet se kjo e fundit ka shkelur rregulloren.

Bëhet fjalë për momentin kur Lindita Nikolla nuk i dha të drejtë PD për t’u sqaruar me LSI-në për të caktuar se ku do të vendoseshin përfaqësesit e komisioneve. Taulant Balla ishte ai që pas kërkesës së PD, u ngrit në këmbë duke kërkuar që në atë seancë të miratoheshin vetëm krerët e komisioneve dhe më pas anëtarët. Ndërkohë Nikolla mori parasysh kërkesën dhe e hodhi në votim, kërkëesë e cila u miratua me shumicën nga PS.

Rushaj: Sot duhej të ishte një seancë rutinë, normale e kuvendit, ku secila prej forcave politike duhej të zinte vendin e vet në komisionet parlamentare për të bërë detyrën e vet në këtë Kuvend. Për fat të keq, që në seancën e parë me të dyja këmbët u shkel rregullorja. Dhe u shkel për çfarë? U shkel rregullorja për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës së Kuvend. Kjo është e papranueshme, kjo është diçka që nuk duhet ta bëjë askush. Prandaj i bëjmë thirrje së pari kryetares së Kuvendit, së dyti grupit parlamentar të Partisë Socialiste që të zbatojnë rregulloren. Nuk mundet që në asnjë mënyrë të zvogëlojnë hapësirën e përfaqësimit të opozitës në Kuvend. Nuk mundet dhe nuk do ta bëjnë që të zvogëlojnë zërin e opozitës në Komisionet Parlamentare. Detyra jonë është të marrim pjesë atje, të ngremë zërin e qytetarëve dhe të bëjmë opozitën. Ne do të ndjekim çdo rregullore, por ajo çfarë unë jam sot këtu për të thënë, është që Partia Socialiste nuk mundet dhe nuk do ta lejojmë që në mënyrë të hapur të shkel rregulloren. Nuk kemi pasur komunikim me LSI, pranuam kërkesën e LSI që ata të mund të marrin kohë në këtë seancë që dhe ata të zënë vendin e tyre. Kjo ishte kërkesa jonë që u refuzua nga Partia Socialiste. Ju faleminderit!


TË NGJASHME