HomeSport

“Kthehuni të shihni bejsboll”, batuta epike e Ibrahimovic për largimin nga LA Galaxy

Prej disa kohësh, po përflitet një largim i Zlatan Ibrahimovic nga MLS. Më në fund, ka qenë vetë futbollisti që ka konfirmuar këto zëra, nëpërmjet një postimi në Instagram.

Një postim që jo vetëm ka konfirmuar largimin, por ka pasur edhe batuta nga ana e shtatlartit suedez.

Ibra shkruan:

“Erdha, pashë, fitova. Faleminderit LA Galaxy që më bëre të ndihem gjallë përsëri. Për tifozët e LA Galaxy: Donit Zlatanin, jua dhashë Zlatanin. Jeni të mirëpritur. Historia vazhdon. Tani kthehuni të shihni bejsboll”, mbyll postimin e tij Ibrahimovic.

Lajmi është konfrirmuar edhe nga LA Galaxy ku shkruan se palët kanë arritur marrëveshje për të zgjidhur kontratën.

Akoma nuk dihet ekipi i ardhsëhm i Zllatan, por kandidatët janë të shumtë Inter, Milan, Napoli, Ateltico Madrid etj ejt, Ibra vetëm duhet që të zgjedhë.

Në dy vitet e tij me LA Galaxy, Zlatan ka shënuar 56 gola në 58 ndeshje.


TË NGJASHME