HomeSociale

Ku e kishin fshehur shqiptarët “mallin” në autobusin Hollandë-Itali

Njëmbëdhjetë persona, pjesë e një bande italo-shqiptare, u arrestuan nga Guardia di Financa e Firences, në akuzën për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre sipas policisë italiane u bë në bazë të operacionit të koduar “Buslijnen”.

Ata kishin fshehur në autobusin e linjës Hollandë-Milano 18 kile heroinë dhe 520 kg marijuanë.

Shef i bandës ishte një shqiptar që jetonte në Prato, që me sa duket kishte zhvilluar kontaktet e duhura për të gjetur drogën në Holandë dhe Belgjikë.

Transporti i lëndës narkotike i ishte besuar pronarit të agjencisë dhe dy shoferëve të kompanisë që bënte transportin e udhëtarëve në Milano.

Tre të arrestuarit e kishin fshehur kokainën dhe marijuanën në një vrimë të dyfishtë krijuar nën shkallët dhe nën ulëset e autobusit.

Pasi mbërriti në Madoninna në Milano, droga sipas policisë italiane u mor nga disa burra të tjerë pjesë e grupit, të cilët më pas e shpërndanë atë në Lombardia dhe Toscana.

 


TË NGJASHME