HomeSport

Kualifikimi i Kosovës në “Euro 2020”, a mund të ketë përballje me Serbinë?!

Në fazën e kualifikueseve për “Euro 2020′, Kosova është duke mahnitur të gjithë me lojën dhe rezultatet fantastike. Edhe pse ndodhen në vendin e 3-të në grup, një fitore ndaj Çekisë do t’i siguronte e kipit të drejtuar nga Challandes një biletë për “Euro 2020”.

Mirëpo nëse Kosova arrin të kualifikohet, ka një pyetje që lind natyrshëm te çdokush, a do të përballet ekipi kosovar me Serbinë, nëse të dyja ekipet kualifikohen?

“Indeksonline”, një prej mediave kosovare, ka kontaktuar me UEFA, për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Përgjigja e UEFA, është e qartë: “Kosova nuk mund të përballet me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, vetëm në fazën në grupe. Më pas, nëse këto ekipe kalojnë këtë fazë, atëherë çdo përballje mes tyre është e lejueshme.”


TË NGJASHME