HomeLajme

Kuçovë/ Gjysmë lakuriq dhe e mbulur me gjethe, një grua gjendet e pajetë në kanal

Një grua  gjysmë lakuriq është gjetur e pajetë në një kanal në fshatin Kozare, Kuçovë. Pas disa orëve e zhdukur, familjarët e 63-vjeçares kanë kërkuar ndihmën e polícisë për ta kërkuar dhe pas disa momentesh e kanë gjetur të vdékur rreth 1 km klarg shtëpisë së saj.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë dhe ishte e mbuluar me gjethe. Gjithashtu 63-vjeçarja e ndjerë përshkruhet nga fqinjët si një person me probleme mendore dhe që shpesh konfliktohej me ta pa arsye.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


TË NGJASHME