HomeRajon

“Kufijtë nuk preken”/ Lajcak: Non-papers provokojnë luftë!

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur për “non-paper”-in e parë të publikuar në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

Ai shprehet se pavarësisht se kjjo ide ka qarkulluar prej vitesh dhe nuk është diçka e re, qëndrimi i tij është kategorikisht kundër, madje dokumentat “non-paper” janë të rrezikshme dhe provokuese.

“S’dua ti komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak.

Këto deklarata Lajçak i ka bërë në një bashkëbisedim të organizuar nga “Itaian Institute for International and Political Studie” me temën “The Geopolitical Gambles in the Balkans


TË NGJASHME