HomePolitikë

Kufizimet e lëvizjeve në fundjavë, ja çfarë mesazhi jep Vasili

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që edhe këtë fundjavë lëvizja të jetë e kufizuar, vendim ky që ka nxitur reagimin e nënkryetarit të LSI-s, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili u bën thirrje qytetarëve që mos i binden urdhrit dhe të bëjnë faljen e të Fier Bajramit që është ditën e  diel.

POSTIMI I VASILIT

MOS JU BINDNI, BËJENI FALJEN E BAJRAMIT!!

Edi Rama me 1500 policë sup më sup dhunoi të dielën më 17 maj të gjitha rregullat e pandemisë për të prishur Teatrin.
S’mund të guxojë të ndalë Faljen e Bajramit.
S’ka dy palë rregulla një palë për popullin një palë për Edi Ramën.
Akti Normativ ka zero vlerë, se zero e bëri vetë Edi Rama.
MOS JU BINDNI!!
KY ESHTE MASHTRIM S’KA ASNJE LIDHJE ME PANDEMINË!!
KY ESHTE GJYNAH QË S’KA FALJE!!
BESIMTARË MYSLIMANË BËJENI FALJEN E BAJRAMIT!!

K.S/GotaNews


TË NGJASHME