HomeTeknologji

Kujdes nëse keni një iPhone, përditësimi i ri për aplikacionet mund t’u lërë fukarenj

Një përditësim nga kompania Apple nuk do të pritet edhe aq mirë nga klientët që posedojnë një produkt prej saj, pasi do të thotë që tani aplikacionet me abonim mund t’u marrin para pa u kërkuar leje paraprakisht.

Kompania ndau lajmin në një njoftim të postuar të hënën (16 maj) në të cilin deklaroi se “Një mënyrë për ta bërë më të lehtë dhe transparente për abonentët shikimin, anulimin ose menaxhimin e abonimeve të tyre”.

Përpara përditësimit, përdoruesit zakonisht duhet të zgjedhin rinovimin e abonimit nëse zhvilluesi do të kishte rritur çmimin, por tani kjo mund të mos jetë domosdoshmërisht rasti pasi Apple shpjegon se zhvilluesit mund të ofrojnë një rinovim me një rritje çmimi ‘pa pasur nevojë përdoruesi për të marrë masa’.

Sipas Apple ky përditësim është bërë pasi shpeshherë klientët nuk paguajnë abonimet e tyre vetëm nga fakti që harrojnë për t’u ri-regjistruar brenda aplikacioneve.

Apple shpjegoi se rinovimi i pagesës në mënyrë automatike do të ndodhë vetëm në kushte të caktuara./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME