HomeSociale

Kujdes nga temperaturat përvëluese sot

Nëse keni menduar që qershori nuk ka temperatura shumë të larta, dita e sotme do u provojë të kundërtën për shkak të masava ajrore që kanë mbërritur nga Afrika. Moti këtë të enjte do të dominohet nga kthjellime, vranësira kalimtare dhe temperatura deri në 37 gradë Celsius.

Shërbimi metereologjik Meteoalb parashikon që mund të ketë edhe rrebeshe shirash afatshkurtra dhe mini stuhi breshëri.

Era do të fryjë mesatare  si në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Republika e Kosovës

Edhe pse në periferi të valëve të nxehtit Afriak republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëvë te paradites por pjesa e dytë e dites sjell vranësira të dendura dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu, herë pas here mini-stuhi breshëri në shumë zona të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë paraqitet republika e Maqedonisë së Veriut përgjatë paradites por orët e pasdites do të sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar shira në fortë shtrëngatash si edhe breshër në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut.

Rajoni dhe Europa

Brigjet veriperëndimore të Europës dhe kryesisht, Europa Qendrore do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë mini-stuhi të forta ere dhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, do të jenë prezent rrebeshet e shiut pjesërisht në rajonin e Ballkanit ndërsa përsa i përket, pjesës tjëter të Europës do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, si pasojë e valëve të nxehtit Afrikan.


TË NGJASHME