HomeShowbiz

Kujtesë: Princ William dhe Princ Harry kanë një motër

Ku janë të gjithë të fiksuarit pas familjes mbretërore? Ka një mbretëreshë, Princ Charles, Princ Harry, Princ William, Dukesha Meghan, Dukesha Kate, po për motrën e William dhe Harry-t ia kishit idenë, Laura Lopes?

Kush është ajo?

Përpara se të lidhej me Princ Charles, Camilla ishte martuar me Andrew Parker me të cilin kishte dy fëmijë, Tom dhe Laura. Kështu duke u bërë pjesë e familjes mbretërore Camilla solli me vete dhe dy fëmijët e saj.

Sipas raportimeve, William dhe Laura nuk kishin raporte të mira me njëri tjetrit mirëpo kjo gjë ka mbetur në të shkuarën.

Laura tashmë është e martuar me ish-modelin e Calvin Klein, Harry Lopes. Ajo ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem binjakë.

Me pak fjalë Laura mund të bëhet dukeshë nëse Charles bëhet mbret.


TË NGJASHME