HomePolitikë

Kujtim Gjuzi dorëlëshuar/ Pas dhuratës së Vjosa Osmanit, i dhuron orën e tij moderatorit

I ftuar në emisionin “Gota Show” të moderatorit Silvi Fort, ishte Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore dhe njëkohësisht edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. 

Menjëherë sapo Gjuzi futet në emision, moderatori e provokon duke i thënë: “mu këput ora duke duartrokitur për ju”.

Por Kujtim Gjuzi arriti ta kalonte me shumë sportivitet këtë situatë duke i dhuruar orën e tij moderatorit dhe duke u shprehur para tij se: “nuk e kam problem t’jua dhuroj orën time nëse e juaja nuk funksionon”.

I pyetur nga Silvi Fort nësa ora është aq e shtrenjtë sa telefoni i tij, i cili kushton 7 mijë euro, Kujtim Gjuzi përgjigjet: “Jo ora nuk është aq e shtrenjtë, në këtë moment ora është e juaja, është dhuratë dhe është ora e 11-të e cila bëhet dhuratë për ju dhe le te shpresojmë se konservatorë do të kenë kryeministrin, mund të jesh ministri i Kulturës”.

Siç e dimë kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi nuk e ka fshehur asnjëherë “admirimin” e tij për luksin dhe njihet për koleksionimin e gjërave e rralla dhe të shtrenjta.

Ndërsa përsa i përket dhuratës që i bëri Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, zoti Gjuzi thotë: “Shkëlqesia e saj, presidente në detyrë, zonja Vjosa Osmani mban një emër që ka ruajtur traditën lingusitike të gjuhës, ju e dini se lumi më i rrëmbyeshëm dhe më i egër në Europë është Vjosa, në këtë koncept unë do dilja që të paktën në këtë rrëmbimin e madh, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, zoti Gramoz Ruçi, zonja Vjosa Osmani ta ndjente veten që aty s’ishte vetëm por aty kishte vëllain e madh, i cili gjeti stilolapsin marrë enkas për t’ja dhuruar, që ishte një stilolaps kuq e zi për të mbajtur shënim ditën kur Kryeministri i Juntës Ushtarake, Edi Rama, me 13 gjeneralë dhe 1 në lirim, braktisi Kuvendin për të mos pritur motrën, në të drejtën tonë zakonore”.


TË NGJASHME