HomePolitikë

Kujtim Gjuzi kërkon Ramën në Kuvend

Deputeti i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ka ftuar kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ndodhej ne sallen e Kuvendit te flase per premtimet per investimet publike.

“Ligji për invetimet nuk shohim asgjë, themi do bëjmë aeroportin në Kukës, ku është zoti kryeminister? Nuk është në sallë po e ndjek ai e ndjek. Themi do bëjmë aerodrom, ku është se nuk po shohim gjë? Do dëgjojë se sbën ai. A ka më kohë kryeministri ti bëjë këto?”

Teksa iu drejtua shqiptareve nga foltorja e Kuvendit Gjuzi tha se edhe deputetet qe jane ne Parlament e duan si kryeminister Ramen sepse ne te kundert do e kishin rrezuar.

“Ju qytetarë që e doni, se dhe ne e duam se po mos ta donim do e kishim rrëzuar.
Nuk është për të qesh o Korab, hajde në sallë dëgjo se 5 herë do dali Gjuzi këtu sot s’ke nga shko jena në fundvit e duhet ti japim llogari qytetareve, duhet ti themi pse ndodhi tërmeti? Kanë dalë ekspertet kane folur.

O Korab nuk them ik nga shtepia jote ne Kamzes se do vij dhe unë të marr shpi me qira me nejt me ty por atje poshte janë vrimat e urithit.

Edhe pse jam kunder presidenti Meta kishte info që do ndodhte tërmeti, për të tjerat s’ka të drejtë por për këtë kishte”.

Me tej ne fjalen e tij Gjuzi tha se PS e ka mbajtur prej 30 vitesh ne kembe LSI-ja.

“Meta ju ka mbajt këtu 30 vite po mos ishin ata të dy, Meta dhe Monika dibranja jone, PS sdo ishte shumicë sot këtu. I keni votat për ta shkarkuar presidentin apo nuk doni?

Kryetar i Kuvendit, je nip i Ali Pashë Tepelenës s’mund ta nisim me një orë vonesë, a ka më njeri me të gjujt me bojë? Kanë ardhur njerëz të kulturuar sot këtu.

Ralf të lutem, kam konsideratën më të lartë për mbiemrin tënd, ne duhet të vendosim e vendosëm këtu parametra, qoftë baca qe eshte Sali Berisha, qoftë Basha që është dhëndri i kryetarit të Kuvendit, doni sdoni, le ta konfirmojë që s’është kështu thuaj që se kam krushk Lulzim Bashën, jemi për ti thënë shqiptareve që ne do bashkëpunojmn të gjithë bashke e smund të na thotë njeri tradhëtar.

C’rëndësi ka me fut Rucin në burg tani 70 vjec sa është, po pse ta burgosim? Po u nxeh Tirona është e vështirë me u mor vesh me ne sot. 3 biznesmenë cek kanë ardh më kanë taku, në 11 të natës kam qenë në zyrat e kuvendit më thanë sna lejnë me investu na kërkojnë para. Nëse do i kërkoni para njerëzve PS do dalë në opozitë, kërkoni përsëri gjakderdhje e vllavrasje?

Ata që kanë përgjegjesi duhet ta kuptojnë që ka mbaruar koha e tyre, jo ne nuk e burgosim bacën i themi rri aty se është rrit djali”, tha Gjuzi.


TË NGJASHME