Lajme Politikë Rajon

Kukan: Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë në vjeshtë, Shqipëria më pak mundësi

“Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë për fillimin e negociatave në vjeshtë, ndërsa ky skenar është më pak realist për Shqipërinë”. Keshtu shkruajne sot mediat e huaja duke iu referuar nje interviste te dhene nga ish-deputeti i Parlamentit Evropian Eduard Kukan.

Në një intervistë per SFPA, Kukan, i cili kryesoi Grupin Punues të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së tij në PE, shpjegon se Maqedonia e Veriut ka vite që i plotëson kriteret, por Unioni po e shtyn hapjen e negociatave.

“Maqedonisë së Veriut mund t’i jepej një datë specifike në samitin evropian në vjeshtë, të cilën unë e konsideroj realiste,” thotë ish-deputeti.

Nga ana tjetër, ndërsa ai është i vetëdijshëm se Tirana po pret edhe një hap të ngjashëm, Kukan beson se situata Shqipëria është krejtësisht e ndryshme.

“Shqiperia duhet të zbatojë një reformë të madhe gjyqësore, opozita ka bojkotuar parlamentin dhe, mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromis”, theksoi ai, duke shtuar se do të ishte joreale që Shqipëria të merrte datën për momentin.

I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve sa i perket ceshtjes se Kosoves, e cila po qarkullonte rreth një vit më parë, ai vlerëson se nuk ishte vetëm një strategji fushate.

Related posts

Gratë shqiptarë obeze më shumë se burrat, por…

Mila

Zbardhet rregullorja, si do përzgjidhet Kryeprokurori

Mila

Turqi, dyshohej për terrorizëm, lirohet shkencëtari i NASA-s

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!