HomeLajmi i Fundit

Kukës/ Dhunoi fizikish motrën dhe më pas e goditi me thikë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari

Kukës/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.6 të qytetin. Bëhet fjalë për dhunë në familje, fenomen ky shumë i përhapur dhe gjithnjë e më shumë po sfidon autoritetet policore, si dhe po kërcënon mirëqënien e shoqërisë.

Një 32-vjeçar ka goditur motrën e tij me thikë dhe e ka dhunuar fizikisht. Motivet është mësuar të jenë të dobëta, por 32 vjeçari nuk ka hezituar dhe nuk e ka frenuar veten nga ky akt ç’njerëzor.

Motra e 32-vjeçarit është jashtë rrezikun për jetën, pasi ka pësuar lëndime të lehta në krah.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për hetimin e mëtejshëm në për çështjen. 32-vjeçari do të dënohet për veprën penale “Dhunë në familje”.