HomeLajmi i Fundit

Kukës, mbytet në liqen një 16-vjeçar

Një 16-vjeçar me iniciale L.G është mbytur teksa ishte duke u larë në liqen, në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, në Kukës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme.

Kukës/ informacion paraprak.

Në vendin e quajtur Hani i Lacit  në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, dyshohet se është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

K.S/GotaNews