HomeSociale

Kukës, ndërron jetë i burgosuri

Një person ka humbur jetën paraditen e sotme në ambientet e paraburgimitkomisariatitKukësit. Viktima është Medi Gjuni 49-vjeç.

Sipas drejtorisëpolicisë së Kukësit, Gjuni u dërgua në spital se nuk ishte ndjerë mirë, pasi vuante nga epilepsia, ku ndërroi edhe jetë. 49-vjeçari ishte arrestuar në ditën e parë të Vitit të Ri për dhunëfamilje pas denoncimit nga bashkëshortja.

Kjo ishte hera e dytë që Medi Gjuni arrestohej për dhunë në familje, pasi herën e parë ishte arrestuar në datë 28 gusht 2016 po për dhunë ndaj gruas.

E ndërsa trupi është transportuar për autopsi, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.


TË NGJASHME