HomeSport

Kukësi “ngec” në merkato, të kërkuarit rrisin pretendimet

Pas përfundimit të sezonit, drejtuesit e Kukësit lëvizën në mënyrë të përshpejtuar në merkato, sidomos në dalje. Plot pesë largime në kohë rekord: Arturo Rexhinaldo, Uilliam Melo, Irakli Dzaria dhe portierët Mauris Gomis e Faton Maloku.

Tre të parët janë absolutisht protagonistët kryesorë të sukseseve të Kukësit, sidomos sulmuesi mozambikas dhe braziliani Melo, të cilët kanë treguar performanca të shkëlqyera. Rexhinaldo shënoi 13 gola në kampionat, ndërsa Melo 5.

kUKESI

Pas këtyre largimeve, tashmë drejtuesit e Kukësit dëshirojnë që të afrojnë futbollistë me kualitet. Deri më tani ka pasur negociata me lojtarët që mbyllën sezonin te Flamurtari si Agustin Torrasa dhe Idriz Batha,, por gjithashtu ish-mesfushorin e Skënderbeut, Enis Gavazaj, mbrojtësin e djathtë maqedonas, Tome Kitanovski, si dhe sulmuesin serbo-boshnjak, Fejsal Muliç. Me asnjë prej tyre nuk është arritur ende marrëveshje, ndërsa klubi ka zyrtarizuar vetëm afrimin e mbrojtësit të majtë, Emiljano Musta, që vjen nga Flamurtari, si dhe portierit Ilir Avdyli.

Gjici-Nexhipi

SITUATA – Gjatë kësaj jave, drejtues të Kukësit janë takuar me Bathën, por kanë folur në mënyrë periodike edhe me Torasën. Në fillim, të dy lojtarët kanë pasur pretendime të mëdha financiare, por duke u bazuar te bisedat me përfaqësues të klubit nënkampion, ranë dakord parimisht. Mirëpo, duke marrë vesh negociatat e Kukësit me të dy futbollistët, mësohet se drejtues të Tiranës i kanë ofruar dyfishin e parave në dorë, që Kukësi iu ofronte dhe një rrogë të njëjtë mujore.

Kukesi

Kështu, të dy lojtarët janë shumë pranë firmosjes me bardheblutë, duke lënë me “gisht në gojë” Kukësin. Nga ana tjetër, drejtuesit e verilindorëve vijojnë negociatat me mbrojtësin e djathtë, Tome Kitanovski, i cili ka luajtur në klube të njohura në Kroaci, Serbi dhe së fundmi Azerbajxhan. Kukësi i ka bërë një ofertë zyrtare mbrojtësit, por kërkesa e tij është më e lartë, ndaj për momentin nuk ka një dakordësi. Burime në klub tregojnë se mes palëve do të arrihet një marrëveshje.

Kukesi

Dhe me sulmuesin Fejsal Muliç është biseduar, por ai kërkon një rrogë që varion nga 12 në 15 mijë euro në muaj, gjë që Kukësi nuk ia ofron kurrsesi. Oferta e verilindorëve është gati sa gjysma e kësaj shifre. Ndërsa Enis Gavazaj është synimi real i kësaj merkatoje. Edhe pse mesfushori vjen nga një sezon jo të mirë, drejtori Nexhipi dhe trajneri Gjoka e simpatizojnë shumë 24-vjeçarin dhe janë të gatshëm të presin derisa ai të arrijë formën sportive. Palët janë në bisedime dhe akordi mund të arrihet së shpejti.


TË NGJASHME