HomeSport

Kukësi nuk dorëzon kreun, Partizani afrohet me zonën “play-out”

Një gol me shumë klas i Kristal Abzaj dhe i shumë kontestuar nga të kuqtë vendos super sfidën Kukësi-Partizani. Shpëtim Duro thyen sërish ish ekipin e tij, në 3 përballje i ka marrë 7 pikë, duke konfirmuar se barazimi kundër Luftëtarit ishte thjeshtë një blof. Verilindorët bëjnë sërish të madhin përballë të mëdhenjve, triumfojnë në “Air Albania Stadium” me rezultatin minimal 1-0 duke mos dorëzuar kreun e klasifikimit, plus një pikë nga Tirana e vendit të dytë.

Në një terren shumë të mirë dhe afro 4 mijë tifozë në stadium, Kukësi-Partizani respektoj të gjithë pritshmëritë, një ndeshje me intensitet ku nuk munguan rastet për shënim nga të dy ekipet. Kukësi arrin të në këtë mënyrë jo vetëm të marrë 3 pikët por dhe të zhvlerësoj gjobën e vendosur nga presidenti Gjici. Adolfo Sormani nuk arrin as në këtë sfidë të tij të dytë të dalë qoftë dhe me një pikë, pëson humbjen e dytë radhazi duke pësuar një rënie të lirë në tabelën e klasifikimit. Pas javës së 19-të e shohin veten në vendin e 6-të në kuotën e 28-të pikëve, një pikë larg zonës “play-out”.


TË NGJASHME