HomeSport

Kukësi nuk ia del, eliminohet në raundin e parë të Ligës së Europës

Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida e kthimit më Kukësit dhe Debrecenit e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës.

Skuadra e Ernest Gjokës është eliminuar kështu, pas disfatës 3-0 në sfidën e parë, duke ndërprerë këtu ëndrrën europiane.

bandicam 2019-07-18 19-47-50-711

Një numër i pakët tifozët do të mbështesin skuadrën verilindore në përballjen e sotme. Disfata në sfidën e parë, ka zbehur interesin e kuksianëve.

bandicam 2019-07-18 21-52-11-038

FT| KUKËSI-DEBRECEN 1-1 (0-3)

Ethemi 17? / Zatmari 58?

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90? Akordohen 3 minuta shtesë.

88? Tjetër goditje dënimi për Kukësin, kësaj here provon Rroca, por gjuajtja e mesfushorit nuk ka forcën e duhur dhe përfundon në duart e portierit.

86? Goditje dënimi për Kukësin, provon Rama, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

84? Zëvendësim i tretë te Kukësi, largohet Ethemi, në fushën e lojës Arbër Çyrbja.

82? Tjetër shans për Kukësin, provon Rama me një goditje, por ndalet nga portieri Nagi.

80? Rama kombinon bukur me Mustën, por topi i futbollistit është më i fortë seç duhet, del portieri Nagi.

72? Zëvendësim te Kukësi, largohet Limaj, vendin e tij e zë Musta.

70? Mundësi e artë për verilindorët, portieri Nagi i mohon golin e avantazh Vasil Shkurtajt. Pas një harkimi të Kitanovskit, sulmuesi provon 2 herë, por është ndalur nga gardiani i skuadrës hungareze.

67? Pranë golit të dytë Kukësi me Vesel Limajn, i cili provon me një gjuajtje të rrezikshme, topi përfundon ngjitur me traversën.

61? Zëvendësim te Kukësi, largohet Cuculi, vendin e tij e zë Lulaj.

58? GOL DEBRECENI 1-1/ Gafa e portierit Stivi Frashëri, i cili nuk largon siç duhet topit, teksa hungarezët shënojnë me portën e boshatisur, me anë të futbollistit Zatmari. 

49’ Probleme për Ardian Cuculin që largohet nga fusha për të marrë ndihmën e parë.

46? Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45+1? Fantastik Ethemi! Futbollisti 21-vjeçar dhuron spektakël, driblon disa mbrojtësa të Debrecenit, provon me të majtën, por ndalet në momentin e fundit nga portieri Nagi. Rast ideal për verilindorët.

45? Akordohet 1 minutë shtesë.

45? Kapiteni Tuzher ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër ndaj Ethemit.

42? Naivitet i mbrojtësve të Kukësit, për pak sa nuk shënon Debreceni me Varga, gjuajtja e futbollistit ndalet nga Frashëri.

40? Tjetër karton i verdhë për Kukësin, ndëshkohet edhe Kitanovski për faull në mesfushë.

35? Pranë golit të dytë Kukësi. E pabesueshme çfarë humbet Rroca. I cili provoi me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, pas asistit fantastik të Valdet Ramës. Aksion fantastik i verilindorëve.

31? Ndëshkohet edhe Vasil Shkurtaj me karton të verdhë për protesta.

26? Rroca provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

20? Me fat Kukësi në këto momente. Tuzher provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, topi stampohet në traversë. Shpëton për mrekulli porta e Frashërit.

19? Teqja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në afërsi të zonës.

17? GOOOOL KUKËSI 1-0/ Ethemi kalon në avantazh verilindorët.  Pas një asist fantastik të Rrocës, futbollisti 21-vjeçar e merr mjaft mirë topin brenda zonës, shmang mbrojtësin kundërshtar dhe e dërgon sferën  në trekëndësh. 

15? Goditje dënimi për Kukësin, shumë pranë zonës, provon Rama, por gjuajtja ndalet nga muri mbrojtës.

13? Limaj provon me një gjuajtje të befasishme nga goditja e dënimit, topi përfundon në duart e portierit Nagi.

12? Tjetër tentativë e Kukësit me Limajn, i cili lëshon një predhë nga distanca, por gjuajtja e mesfushorit grushtohet nga portieri mik.

10? Kundërsulm i rrezikshëm i Debrecenit. Gjuajtja e Truiç përfundon në rrjetën e jashtme të portës së mbrojtur nga Frashërit.

5? Drithërima e parë në portën e Debrecenit, Rama provon me të majtën nga distanca, gjuajtja përfundon ngjitur me shtyllën.

3? Musolli provon me njjë vertikalizim për Rrocën, por ky i fundit nuk e kontrollon siç duhet, duke u rrëzuar brenda zonës.

1? Starton sfida, verilindorët menjëherë në sulm.

FORMACIONET

Kukësi: Frashëri, Kitanovski, Cuculi, Teqja, Rrumbullaku, Musolli, Rroca, Ethemi, Limaj, Rama, Shkurtaj Trajner: Ernest Gjoka.

Debrecen: Nagi, Kusnir, Szatmari, Pavkoviks, Ferenczi, Tozser, Shecsi, Haris, Varga, Trujiç, Zsori. Trajner: Andras Herczeg.

Gjyqtarë: Stanislav Todorov (Bullgari), Georgi Doinov, Aleksandar Atanasov, Dragomir Draganov(i katërt)

Capture1


TË NGJASHME