HomeSport

Kukësi pranë përballjes me Torinon, De Biazi jep informacion për skuadrën shqiptare

Përjashtimi i Milan nga Europa League, është një lajm i mirë për Kukësin. Nën-kampionët e Shqipërisë, falë këtij përjashtimi, shmang përballjen me Romën, nëse arrin të kalojë fazën e parë kundër Debrecen.

Në rast kalimi të raundit të parë, skuadra e Ernest Gjokës do të përballet me një tjetër skuadër italiane. Bëhet fjalë për Torinon, e cila nisur nga fakti që ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League ka përshpejtuar nisjen e fazës përgatitore.

Ekipi italian do ta nisë fazën përgatitore më 4 korrik dhe sipas teknikut Maxarri, 3 ajvë janë mëse të mjaftueshmë, për të arritur formën optimale. Drejtuesit e klubit torinez, kanë filluar të marrin informacione për kundërshtarin e mundshëm në turin e dytë, teksa për të mësuar diçka rreth Kukësit, është pyetur ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi.

Në një prononcim për mediat pranë klubit të Torinos, 63-vjeçari, e ka krahasuar Kukësin me një skuadër të mirë të Serisë C italiane. “Kukësi është njësoj si një skuadër shumë e mirë e Serisë C italiane”, ishte komenti i De Biazit për mediat.


TË NGJASHME