HomeLajme

Kulla Eiffel drejt hapjes, rregullat për vizitorët

Tashmë gjërat do të fillojnë të rihapen në të gjitha shtetet, që nga aeroportet e deri tek dyqanet apo qendrat e njohura turistike.

Një ndër atraksionet për publikun që do të hapet është dhe kulla Eiffel në Paris e cila do të hapet për publikun më 25 qershor nën masa të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit.

I hapur do të jetë vetëm kati i dytë i saj, ku ngjitja do të bëhet përmes shkallëve dhe jo ashensorit. Gjithashtu edhe numri i vizitorëve do të jetë i reduktuar ndërkohë që ata duhet të veshin maska dhe doreza.

Pas 3 muajsh mbyllje për shkak të COVID-19, izolimi më i gjatë pas Luftës së Dytë Botërore, Kulla Eiffel do të rihapet më 25 qershor në orën 10 të mëngjesit” shkruhet në faqen zyrtare të kompanisë.

Franca është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë ku numëron 29,296 viktima në total.


TË NGJASHME