HomeLajmi i Fundit

Kultivimi i kanabisit në Krujë, Policia nis aksionin

Policia e Krujës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe FNSH Tiranë kanë zhvilluar kontrollet anti-drogë në Krujë.

Policia njofton se gjatë aksionit janë zbuluar dhe shkatërruar 59 lera të ndërtuara me plastmasë dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe ato malore me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.”

Njoftimi i policisë:

Krujë

Kontroll masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kontroll Policia e Krujës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe FNSH Tiranë.

Gjatë kontrollit masiv, shërbimet e Policisë kanë përdorur disa dronë për të kontrolluar territorin.

Si rezultat i kontrolleve me dronë, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

K.S/GotaNews