HomeLajmi i Fundit

Kultivonin kanabis, arrestohen 4 persona në Vlorë

Në një njoftim të Policisë së Vlorës, është bërë e ditur se janë arrestuar 4 persona nënë akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Uniformat blu të qytetit bregdetar thonë se personat e arrestuar janë kapur me fara kanabisi.

Policia shprehet se në lidhje me këtë ngjarje janë proceduar penalisht për “shpërdorim detyre” kryeplaku i fshatit Gjorm P. S., 49 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, banues në fshatin Gjorm, me detyrë inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Vlorë

Finalizohet operacioni “Beshishti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike

Operacioni nga Komisariati i Policisë Vlorë.

Në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim të kanabisit .

Sekuestrohen fidanë dhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Gjormë dhe një inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

Në kuadër të operacionit masiv për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është finalizuar operacioni “Beshishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • S. Z., 24 vjeç, banues në Vlorë;
  • D. H., 25 vjeç, banues në Llakatund;
  • A. B., 34 vjeç, banues në Peshkëpi;
  • P. K., 47 vjeç, banues në Vlorë;

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pasi në pyllin e fshatit Beshisht, shërbimet e Policisë gjetën  45 fidanë kanabis të mbjella në tokë dhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis .

Po nga kontrolli i territorit në zonën e Selenicës, në një zonë të pyllëzuar në  Gjormë u gjetën gjatë operacionit masiv ditën e djeshme 40 fidanë kanabis.

Në lidhje me këtë ngjarje, u proceduan penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit:

? P. S., 49 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë kryeplak i këtij fshati;

? A. V., 56 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

Kontrolli masiv i territorit vijon.