HomeShowbiz

Kunatë me motrat Hadid? Këngëtarja shqiptare kapet mat me vëllain e Bellës dhe Gigit

Prej kohësh në shtypin rozë qarkullon lajmi se Dua Lipa ndodhet në një lidhje me Anwaar Hadid, vëllain e motrave të famshme Bella dhe Gigi Hadid. Këtë e ka vërtetuar edhe fakti se Dua prej kohësh nuk shihet më në shoqërinë e Isaac Careë, me të cilin thuhet se janë ndarë.

Deri më tani nuk kishim asnjë provë për këto zëra, por një video e siguruar nga “iconstyle.al” ka nxjerrë me zë dhe figurë momentet kur Dua shihet nën shoqërinë e Anwar. Në videon në fjalë, Dua shihet pranë modelit i cili mban tortën në dorë, teksa miqtë i këndojnë këngën e ditëlindjes.

Gjithashtu, mësohet se dyshja ka qenë së bashku në një muze në Malibu, çka ka shtuar edhe më shumë zërat se mes tyre ka nisur një romancë. Burime pranë Lipës bënë të ditur për “Prive.al” se lidhja e saj me Anëar ka nisur që në kohën kur ajo dhe Isaac ishin ende bashkë.

dua lipa from Vimeointv.al on Vimeo.


TË NGJASHME