HomePolitikë

Kundër zgjatjes së hetimeve, Tahiri në gjykatë: S’ka më sekrete, prokuroria e nxori dosjen në media me SMS

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën për Krimet e Rënda, për shqyrtimin e ankimimit të tij kundër zgjatjes së pajustifikueshme – sipas tij, – të afatithetimeve, kërkesë e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Seanca po zhvillohet aktualisht me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor siç raportohet nga organi i akuzës, ndërkohë që Tahiri mësohet të jetë shprehur se tashmë nuk ka më sekret hetimor, pasi Prokuroria ka “trafikuar” lajme të pafundme mbi rastin e tij.

Tahiri ankimoi zgjatjen e hetimeve ndaj tij edhe me 3 muaj të tjerë, ndërkohë që në gjykatë u paraqit i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia.


TË NGJASHME