HomeLajme

Kundërshtoi policinë, pranga 28-vjeçarit

Kundërshton me dhunë punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M.H, 28 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qëndër të fshatit Fratar, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.


TË NGJASHME