HomeSport

Kupa e Botës për femra, përcaktohet ekipi i dytë finalist

Për herë të parë në historinë e saj, kombëtarja holandeze e femrave, ka kaluar në finalen e Kupës së Botës. Në finale, ato do të përballen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këto të fundit kaluan në finale, pasi mposhtën Anglinë.

‘Tulipanet’ mundën 1 me 0 Suedinë, me një gol të shënuar nga mesfushorja e Manchester United, Jackie Groenen’s në minutën e 99-të, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultatin 0-0.

Holanda e dominoi të gjithë ndeshjen, ku mbajti topin, krijoi më shumë raste shënimi sesa kundërshtari i saj. Kjo shihet edhe nga statistikat që tregohen në foton e mëposhtme.

Finalja mes Holandës dhe Amerikës do të zhvillohet të të dielën në stadiumin Stade de Lyon.


TË NGJASHME