HomeSport

Kupa e Shqipërisë/ Nuk ka surpriza, kualifikohen të mëdhatë

Pas përfundimit të ndeshjeve të djeshme, ka përfunduar edhe faza në grupe e Kupës së Shqipërisë. Nuk ka surpriza dhe të gjitha ekipet pretendente për të kaluar fazën në grupe, kanë krye “detyrën” dhe kanë avancuar në fazën tjetër.

Ndërkohë, në turin e dytë nuk do të mungojnë përballjet e forta, pasi si në grupin A ashtu dhe në grupin B do të kemi sfida mes ekipeve të Superligës, siç janë Vllaznia-Flamurtari dhe Bylis-Laçi. Kampionët e Kupës, Kukësi, do të kenë përballë Lushnjën në këtë fazë, ndërsa kampionët e Superiores, Partizani, do të luajë ndaj Besëlidhjes, ku nëse kalon turin, do të ketë sërish një derbi me Tiranën, gjithnjë nëse kjo e fundit nuk has probleme ndaj Kastriotit.
Më poshtë përballjet e turit të dytë:

Grupi A
Besëlidhja – Partizani
Erzeni – Teuta
Vllaznia – Flamurtari
Kastrioti – Tirana

Grupi B
Lushnja – Kukësi
Besa – Skënderbeu
Bylis – Laçi
Apolonia – Luftëtari


TË NGJASHME