HomeSport

Kupa kombëtare “Nënë Tereza”, jehonë edhe në mediat ndërkombëtare

Shqipëria dhe Kosova kanë ideuar një kompeticion të përbashkët në futboll. Kupa “Nënë Tereza” pritet të nisë nga sezoni i ardhshëm, aty ku ekipe nga dy shtetet pritet të zhvillojnë takime për të gjetur në fund edhe fituesin e trofeut. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe dy presidentët e Federatave respektive, me Dukën dhe Ademin që kanë kërkuar edhe mbështetjen e organizmave ndërkombëtare.

Gazeta prestigjoze frenceze, “L’equipe” ka shkruar në lidhje më këtë inisiativë, duke theksuar se fituesi i kompeticionit do të marrë pjesë në Kupat e Europës. Kjo është edhe një nga pikat që dy Federatat i kanë kërkuar FIFA-s dhe UEFA-s, në pritje të një vendimi. Zëdhënësi i FSHF-së, Ilir Tartari ka konfirmuar letrën drejtuar organeve ndërkombëtare duke shtuar, “Dy federatat janë në pritje të një përgjigje zyrtare, për të nisur më pas edhe me detajet organizative”.


TË NGJASHME