HomeShowbiz

Kur bëhen bashkë dy “tironsa”, Flor Mumajesi dhe Luan Zhegu ia marrin këngës në avion

U bënë disa vite që Luan Zhegu i mungon skenës shqiptare, sidomos atij brezi që u rrit me këngët e tij në vitet ’70-’80.

Me siguri po mendoni se adhuruesit e tij janë dikut tek të pesëdhjetat dhe që as marrin vesh se ç’bëhet nga muzika aktuale, por ja që gaboheni.

I madhi Luan Zhegu ka fansa të të gjitha moshave, por sigurisht që më i njohuri është Flor Mumajesi.

Dhe po të mos i kishim parë bashkë duke kënduar, as do e besonim diçka të tillë.

Dy këngëtarët kanë qenë bashkë në të njëjtin avion dhe pavarësisht se nuk kishin mikrofon, nuk janë menduar gjatë dhe ia kanë marrë këngës “Ti më je si një gonxhe”, një nga bashkëpunimet më të njohura të Liljana Kondakçiut dhe Ema Qazimit.

Pranë tyre shihet një vajzë nga stafi, e cila mban një tortë duar çka na bën të mendojmë se kënga ishte dedikim për dikë aty.

Urojmë që në të ardhmen të kemi ndonjë bashkëpunim mes të dyve.

Me te madhin Luan Zhegu ?

Posted by Flori Mumajesi on Saturday, January 25, 2020

TË NGJASHME