HomeSociale

“Kur dita nis mbarë”, shërohen dy mjekë të prekur nga koronavirusi

Dita e sotme nis me një lajm të mirë. Ministrja Ogerta Manastirliu, konfirmoi se edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroci”, janë shëruar, pas infektimit me koronavirus.

Manastirliu, nëpërmjet një postimi në facebook, tregoi se janë 8 mjekë e infermierë që deri më tani janë infektuar dhe kanë mundur ta kalojnë koronavirusin. Gjithsej në të gjithë vendin janë 40 persona që janë shëruar nga koronavirusi. Të gjithë pacientët e shëruar do të qëndrojnë edhe 14 ditë në karantinë teksa përparësia e Ministrisë së Shëndetësisë, është mbrojtja e personelit mjekësor.

” #COVID-19
Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik
Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës
Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19″

?#COVID-19 Edhe 2?? mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e…

Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, March 28, 2020

TË NGJASHME