HomeShowbiz

‘Kur do dikë…’, Alketa dedikim prekës për ‘Taramelen’ e Piter Pan

Emisioni “Në kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e djeshme u shoqërua me plot emocion. Duke nisur nga të ftuarit specialë e sidomos për vogëlushin Xheison i njohur si “Taramelja”.

Ëndrra e tij për të pasur një shtëpi të re u bë realitet realitet. Gjatë emisionit u publikua një klip ku shfaqej apartamenti i ri në të cilin do të jetojë Xheisoni me familjen e tij.

“Më duket sikur jam në ëndërr”, u shpreh vogëlushi me lot në sy.

Ndërsa ditën e sotme Alketa ka publikuar një foto në instagram duke përqafuar Xheison, teksa shkruan disa vargje nga kënga “Dhurata” e Alban Skënderajt dhe Miriam Canit.

“Është kështu kur do dikë, dhe në këmbim nuk do asgjë…”, ka shkruar Alketa, duke na treguar se e don Xheisonin pa kushte.


TË NGJASHME