HomeLajmi i Fundit

Kur do përfundojë kjo situatë?! Ja si përgjigjet kryeministri

Kryeministri Edi Rama me një lidhje skype në Top Channel foli për masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Rama tha se masat ishin të domosdoshme.

I pyetur se sa mund të zgjasë kjo gjendje, kryeministri u shpreh se:

‘Për këtë pyetje duhet të përgjigjet ndonjë politikan që jep fall. Unë nuk parashikoj apo jap fall. Unë dua të them se masat e marra ishin të domosdoshme. Ne jemi vendi i parë në Europë pas Italisë që kemi marrë masat e duhura. Askush nuk e di se kur do të mbarojë kjo punë. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët, por kjo është situate. Të veprojmë si një trup i vetëm për tu bërë mburojë e sistemit tonë shëndetësor’- tha Rama.

Një pyetje e domosdoshme kjo, si jeni ju dhe familja juaj? u pyet Rama nga gazetarja.

Mirë, jemi të gjithë mirë- u përgjigj Rama.

Masat e marra, a janë pak të rrepta?

‘Kur unë thashë që jemi në luftë, shumë thanë që kjo nuk është luftë, por një sëmundje kalimtare. Sot presidenti i Francës flet për luftë, Merkel flet për luftë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës flet për luftë. Jemi në luftë dhe vetëm masat shtrënguese janë e vetmja rrugë për t’u përballur me këtë armik’- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me propozimet e këtij të fundit mbi situatën e krijuar nga koronavirusi.

Rama tha se opozita po bën poezi në kohë lufte, duke e cilësuar këtë një veprim të papërgjegjshëm.

“Zvicra nuk teston asnjë nën 65 vjeç, por ju thotë të rrinë në shtëpi. Ata që nuk janë në moshë të thyer duhet të kuptojnë se nësa kanë ndonjë simptomë të virusit të rrinë në shtpëi, se nuk ka çfarë bën askush, në asnjë anë të globit.

I kam humbur kohët kur është dje dhe kur është sot, por referojuni deklaratës së bërë nga OBSH në Shqipëri.
Problem me opozitën është se për opozitën nuk ka nesër, është vetëm sot. Për ne përgjegjësia është ta fitojmë këtë luftë jo duke e futur Shqipërinë në një gropë nga ku s’ka për të dalë kurrë, por duke adresuar të dyja aspektet. Në gjithë botën, opozitat bëjnë poezi, ndërsa qeveritë bëjnë prozë. Por, të bësh poezi në një kohë lufte, është papërgjegjshmëri.

Opozita përhap panik, siç bëri me maskat. Të thuash që të mos paguajnë drita, tatime, asgjë, ndërkohë qeveria t’u japë qytetarëve gjithcka, do të thotë të bësh poezi, dhe në mënyrën më të papërgjegjshme të sabotosh një përpjekje, që duhet të jetë e përbashkët, për t’u përgatitur për luftë. Unë iu them njerëzve që do të bëjmë gjithcka që t’ia dalim kësaj sfide, dhe që nesër jeta të rifillojë dhe ne të mos jemi të shtrirë përtokë, në pamundësi për të marrë në dorë jetën tonë”, tha Rama.