HomeLifestyle

Kur fjalët mungojnë! Disa mënyra për të thënë “Të dua”

Unë të dua! E thoni shpesh apo jo, duket si shprehja më klishe në këtë botë. A mos jeni dhe ju një klishe? Zëvendësojeni herë pas here shprehjen më të ëmbël në botë me disa gjeste të mrekullueshme

1. Lini një shënim të vogël
Një pusullë e vogël me shkrimin “gjumë të ëmbël” mbi jastëkun e partnerit para se të largoheni nga shtëpia do të jetë një surprizë mjaft e këndshme për të. Kështu ai do ta dijë se ju po e mendoni gjatë gjithë ditës.

2. Përgatisni darkën, mëngjesin ose drekën
Përgatitja e një vakti është një akt dashurie dhe shija e një ushqimi të mirë sigurisht që e bën diferencën. Bëni një recetë tradicionale që atij i pëlqen.

3. Pyete gjithmonë për atë që e shqetëson dhe jepi kohën e duhur për ta dëgjuar
Të gjithë përjetojmë ankth dhe stres në momente të caktuara . Nëse partneri juaj është para një ngritjeje në detyrë apo një problemi familjar ky është momenti për ta pyetur si ndihet. Vetëm dëgjoje, mos i ofroni këshilla nëse nuk ua kërkon.

4. Bëni një dush së bashku ose thjesht shtrihuni bashkë
Shikoni një film ose diskutoni mbi të ardhmen dhe bëni plane.

5. Bëjini qejfin dhe mos e kundërshtoni për çdo gjë
Nëse ai do të shikojë një ndeshje futbolli dhe ju një telenovelë më e mira për ta bërë të ndihet i dashuruar nga ju është t’a lini të shikojë atë që do. Kuptohet jo gjithmonë.

6. Dilni me miqtë e tij
Mbase nuk iu pëlqejnë ata, por mikeshat tuaja. Por lërini paragjykimet mënjanë dhe dilni së bashku me partnerin me ta. Bëjuni pyetje sepse ndoshta ju mund t’i pëlqeni realisht më vonë. Nëse jo, mos e jepni veten. Partneri juaj do ndihet i fyer nëse ju i ofendoni miqtë e tij me kritika dhe gjykime të kota.

7.  Përgatisni një filxhan me çaj për të
Ngrihuni ju më parë, përgatiteni dhe shërbejani në shtrat. Kjo është dashuria.

8. Blini sende të vogla që atij i pëlqejnë
Një çakmak, një palë syze, portofol, shall ose dorashka. Nuk ka mashkull që mos të pëlqejë njërën prej tyre.

9. Lëreni të jetë vetvetja
Të gjithë jemi të çuditshëm në mënyrën tonë. Ndaj nëse nuk iu pëlqen diçka në karakterin e tij mos ia vendosni si kusht për marrëdhënien tuaj. Është gjëja më e keqe që mund të bëni. Nëse e dashuroni pranojeni me të mirat dhe të këqijat e tij. Përqafojini virtytet e tij dhe mos iu vini veshin të metave.

10. Thojini partnerin tuaj “Unë të dua” në vend të fjalisë “Unë të dashuroj”. Përcjell dëshirën seksuale, por gjithashtu një emocion të fortë.



TË NGJASHME