HomeLajmi i Fundit

Kur mund të përfundojnë masat e marra të karantinës?! Përgjigjet mjeku Pipero

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin Opinion ka dhënë informacion lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri.

“Në eksperiencën time 38 vjecare nuk kam parë kurrë një virus si ky”, deklaroi Pipero.

Ai tha se në javën e parë të prillit do të merren përgjigjet e para se sa të efektshme kanë rezultuar masat e ndërmarra nga qeveria dhe sa janë zbatuar ato nga qytetarët.

Sa i përket lajmit të mediave italiane se koronavirusi mund të jetë shfaqur në fillim të janarit në Lombardi, Pipero e lidhi këtë me agresivitetin e virusit AH1N1 (gripi i derrit) në këtë sezon.

“Është shumë vështirë të japim mendimeë të sakta. Kemi patur qarkullimin i gripit stinor, AH1N1 ka qenë më agresiv këtë vit, nëse studimi është bërë nga shkecëtarë të epidemologjisë nuk kam cfarë të komentoj. Të dhëna të sakta për vendin tonë nuk  kemi. Unë e lidh me AH1N1”, tha Pipero.

Ai dha një këshillë për prindërit që kanë dilemë për të vaksinuar fëmijët e tyre.

“Do ti rekomandoja që ti bëhej vaksina, nuk do të këshilloja të ndërpritej skema e vaksinimit”, tha mjeku.

Lidhur me rritjen masive të rasteve të infektuara në Itali dhe në Spanjë, Pipero e lidhi me tre faktorë.

“Nëqoftëse unë sjell në vëmendjen  e përbashkët me atë që ka ndodhur në itali dhe spanjë unë e lidh me qarkullimin e shumtë në metro dhe me një shkujdesje të madhe nga qytetarët dhe me qeveritë që nuk kanë marrë masa në kohë”, tha mjeku.

Ndërsa u është përgjigjur pytetjeve të ardhura nga qytetarët, Pipero sugjeroi që në këtë periudhë të përdoret sa më pak kondicioneri.

“Do të këshilloja në këtë situatë ta përdorim sa më pak kondicionerin. Nëse tështimë dhe kemi kondicionerin është e mundur që ta kthej në aerosol”, tha Pipero.

Mjeku iu përgjigj disa pyetjeve të qytetarëve në lidhje me koronavirusin.

“Z. Blendi të lutem pyete doktor Piperon që sipas mendimit të tij personal kur mendon se mund të përfundojnë masat e marra të karantinës?” ishte një nga pyetjet.

“Nëse qytetarët kanë respektuar urdhërat e qeverisë, nga fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten, se kur do hiqen fare nuk e di. Fundi i javës së tretë fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten shumë”, tha mjeku.

Ndërsa në lidhje me opinionin e tij nëse duhet të kemi më shumë testime Pipero tha se duhet të kemi më shumë “për konfirmim, të gjurmojmë sa më shumë raste kontakti”.

“Ne mjekët lutemi që pacienti të mos shkojë tek intubimi”. Kështu u shpreh mjeku Pëllumb Pipero i pyetur lidhur me ecurinë e pacientëve në terapi intensive.

“Nga eksperienca e Italisë dhe Kinës pjesa më e madhe e atyre që intubohen nuk kanë shpëtuar, sa përqind nuk e di të them. Ne mjekët lutemi që pcienti të mos shkojë tek intubimi. Ka shumë të panjohura pas kësaj, por nëse sipërfaqja e mushkërisë që bie në kontakt me oksigjenin me ajrin e repsiruar, nuk është e gatshme ta marr inspirimin sado t’i japim ne është e vështirë, ne e mbajmë me oksigjen dhe presim që mushkëria të rekuperojë. Në pjesën më të madhe të atyre që shtrojmë rekuperohet shpejt, por personat me probleme të tjera dhe në moshë fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre përfundojnë në intubim dhe humbin jetën”, tha mjeku i njohur.

Burimi: Opinion.al

M.H/ GotaNews