HomeSport

Kur politika ‘ndikon’ mbi futbollin, “El Clasico” ndërron stadium

Këtë sezon, “El Clasico” e parë është programuar të luhet më 26 tetor në stadiumin e Barcelonës, në “Camp Nou”.

Mirëpo, situata e trazuar politike në Katalonjë, mund të vendosi në vështirësi mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje. Në 26 tetor në Katalonjë, është deklaruar se do të ketë një tjetër protestë.

Tirozët e Realit do të jenë të shumtë dhe do të jenë në rrugët e qytetit duke pritur fillimin e ndeshjes.

Kështu Liga po mendon seriozisht që të ndryshojë kalendarin, dhe ndeshja e parë të luhet në “Santiago Bernabeu”.

Për momentin çdo gjë është e pasigurt dhe nuk dihet se ku do të zhvillohet “El Clasico”, pasi ende nuk është marrë një vendim.


TË NGJASHME