HomeShowbiz

“Kurrë nuk e di kush…” Reagon Beatrix Ramosaj pas ribashkimit të Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Asnjëri nga tre protagonistët nuk kanë bërë një reagim të qartë sa i përket lajmeve që qarkullojnë çdo ditë në lidhje me ta, duke lënë kështu të hapur çdo dyshim. Së fundmi lajmi i ribashkimit të Donald Veshaj me Bora Zemanin u bë kryefjalë e mediave rozë, dhe duket se mes tyre gjërat po shkojnë mjaft mirë. Dyshja kanë nisur edhe pushimet e para se bashku.

Por çfarë ka Beatrix për të thënë?

Këngëtarja postoi në Instatstory një foto ku shfaqet në formë perfekte, ndërsa ka bërë edhe një mbishkrimi, i cili po konsiderohet si reagim ndaj “ribashkimit” të ish të dashurit të saj me Bora Zemanin.

“Gjëja më e çuditshme nga rrjetet sociale është se ti kurrë nuk e di kush po shikon”, shkruan këngëtarja duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

Shpesh postimet në rrjetet sociale janë bërë një urë komunikimi mes personazheve të njohur dhe fansave, apo edhe një mënyrë për të thumbuar publikisht dikë. Ndaj statuset e Borës, Donaldit dhe Beatrix shpesh përkthehen nga fansat si sinjale, kunja, thumbime apo mesazhe të koduara.

Shumë muaj pas puthjes së famshme në “Big Brother VIP”, lidhjes dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj, lutjeve dhe statuseve, lajmeve të vërteta dhe të pavërteta, Donald Veshaj dhe Bora Zemani u shfaqën krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrini.

Paraqitja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrin vjen rreth 3 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kerkuar falje Bores publikisht dhe personalisht.


TË NGJASHME