HomeShowbiz

‘Kurrë s’kam qenë më e lumtur’, Dafina Zeqiri flet për lidhjen me Dj Geek

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, për shkak të spekulimeve se bukuroshja është në një lidhje dashurie me Dj Geek. Por së fundmi në një prononcim për Revistën Class, këngëtarja i ka hedhur poshtë këto lajme duke thënë se është beqare dhe e lumtur.

“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar po ashtu, lajme se kam qenë në lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë Moneyz), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje.

Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar. U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s`kam qenë më e lumtur”, ka thënë këngëtarja.


TË NGJASHME