HomePolitikë

“Kurseni energji duke bërë dush së bashku”, ministrja e Zvicrës thirrje qytetarëve

Ministrja zvicerane e Mjedisit po promovon masa të reja për të reduktuar konsumin e energjisë me 15% këtë dimër dhe një nga sugjerimet e saj është që njerëzit të bëjnë dush së bashku. “The Times” raporton se Simonetta Sommaruga, 62 vjeçe, është shprehur që njerëzit mund të “fikin kompjuterin kur nuk ju nevojitet, të fikin dritat e panevojshme dhe të bëjnë dush së bashku”.

Propozimi është pritur me mosbesimin dhe ironi në vend, teksa Sommaruga është detyruar të sqarojë se sugjerimi ishte më shumë për fëmijët. Ajo pranoi se “pas një moshe të caktuar, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë”.

Megjithatë, ajo shtoi se ideja në përgjithësi kishte ecur mirë dhe rezultoi në inkurajimin për të kursyer energji gjatë muajve të dimrit.

Geraldine Savary, redaktore e revistës për femra Femina, është kundër kësaj ideje. Ajo ka akuzuar ministrat se po përpiqen të “administrojnë jetën tonë private, deri në detajet më të parëndësishme”.

Ajo u tall me idenë në një editorial ironik, duke sugjeruar që zviceranët duhet të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t’u ngrohur pasi kanë fikur ngrohjen gjatë natës, të bëjnë një dush të shpejtë së bashku dhe të shkojnë në zyrë duke mbajtur njëri-tjetrin në shpinë, pasi skuteri dhe biçikleta elektrike do lihen në garazh.

Nuk është hera e parë që ideja e dushit së bashku është propozuar për të ndihmuar në kursimin e energjisë. Në vitin 1985, zyra federale e energjisë botoi një broshurë që mbrojti masën nën sloganin: “Më pak humbje dhe kënaqësi të dyfishtë”.

Zvicra është një vend i pasur, por ka një problem për shkak të kércënimeve ndaj furnizimeve me gaz rus, tha zonja Sommaruga muajin e kaluar. Edhe pse vendi nuk blen gaz direkt nga Rusia, ai bën blerje nga shtete të tjera europiane si Gjermania, të cilat vetë furnizohen nga Rusia./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME