HomeLajmi i Fundit

Kursi i këmbimit gjatë javës, Leku fitoi pikë ndaj dollarit dhe humbi me euron e paundin britanik

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë javë (08-13 shtator) leku fitoi pikë ndaj dollarit dhe humbi terren me euron dhe paundin britanik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja u këmbye të hënën me 124.01 lekë dhe në fundjavë u forcua me 0.1 lekë. Ndërsa monedha britanike është valuta që ka pësuar rritjen më të madhe, në shtatë ditët e fundit me 1.53 lekë. Paundi britanik u ngjit të dielën në kuotën e 138.85 lekëve kundrejt vlerën 137,32 lekë që shënoi ditën e hënë.

Gjatë kësaj jave në rapport me Lekun, pozitat I forcoi edhe franga zvicerane. Ajo këmbehej në fillim të javës me114.35 lekë ndërsa në fundjavë u ngjit në kuotën e115.25 lekëve. Ndërsa dollari amerikan është dobësuar gjatë periudhës së 08-13 shtatorit me 0.41 lekë. Monedha e gjelbër amerikane ka zbritur në vlerën 104.68 lekë ditën e dielë nga 105.09 lekë që këmbehej ditën e hënë.