HomePolitikë

Kurti jep lajmin: Kosova do të dalë nga kriza

Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Albin Kurti, është takuar sot me kryetaren e LDK, Vjosa Osmani, me të cilën po përgatitet për të krijuar qeverinë e re.

Përmes një mesazhi në “facebook”, Albin Kurti njofton se ka diskutuar me Osmanin pikërisht përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, shkruan Kurti.


TË NGJASHME